Ditë me parë portali Albanienshow kishte shkruar që agjencioni kosovar ‘Gecjan Fashion Group’ është pretendenti kryesor për ta marrë çmimin e madh “The Best International Model Agency”. Çmim ky i cili ndahet në Stamboll nga “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ”
Ashtu siç pritej edhe ndodhi, producenti Ilir Geci dhe agjencioni të cilin e ka themeluar ai ‘Gecjan Fashion Group’ kanë marrë çmimin e parë në këtë event të madh kur morën pjesë shumë agjencione nga e gjithë bota, shkruan Albanienshow.
Ilir Geci producenti me çmimin e parë i shoqëruar nga top modelet Kosovare Halimi dhe Blerta Veseli
Nata finale e ndarjes së çmimeve u organizua me datën 1 Mars ne ‘Swiss Hotel’ në Stamboll, ku përveç çmimeve për aktorët, këngëtarët, biznesmenët më të suksesshëm në Botë, u nda edhe çmimi ‘The best International Model Agency’ të cilën e fitoi ‘Gecjan Fashion Group’.
Në këtë event Geci ishte i shoqëruar edhe nga dy top modelet e njohura kosovare, Kosovare Halimi dhe Blerta Veseli.
Kujtojmë që gjithë ky sukses i jashtëzkonshëm për agjencionin shqiptar vije pas organizimeve me përmasa ndërkombëtare që ka bërë ‘Gecjan Fashion Group’ në trojet shqiptare.
Organizimi i fundit i cili la pa fjalë jurinë e “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ” ishte java e modës në Prishtinë, javë kjo e cila ngjasonte me javën e modës në Milano./Albanienshow
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...