Google ADS

Moti në Kosovë më 4 dhe 5 mars

16:39 | 3 Mars 2020
L G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  bën të ditur se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbretëroj mot i vranët dhe me shi.

Sipas këtij Instituti më 4 dhe 5 mars temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.  Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme