Nga data 08.02 deri me 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 03 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Me datë 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, prej të cilave dy të ritestuara negative në virusin SARS CoV-2 dhe një pozitive në Influencën A.
Nga data 01.02.2020 deri me 03.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.879 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 779, Vërmicë 599, Jarinje 85, Dheu i Bardhë 40, Hani i Elezit 29, Kullë 7, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...