Gjermani, rritet në 188 numri i rasteve me koronavirus

15:04 | 3 Mars 2020
Arbresh Info

Tre raste të koronavirusit janë regjistruar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ndërsa shumica e rasteve janë në shtetin federal Rajna Veriore-Vestfalia

Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani është ngjitur në 188, njoftoi sot agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjeve në Institutin Robert Koch (RKI).

“Shumica e rasteve janë regjistruar në shtetin federal veriperëndimor të Rajna Veriore-Vestfalia, ku të paktën 101 pacientë u infektuan me koronavirusin e njohur si COVID-19”, tha Lars Schaade, nënkryetar i RKI-së, në një konferencë për media në Berlin.

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, numri i rasteve të koronavirusit u rrit në 3 të hënën, përfshirë një mësues që kohët e fundit u kthye nga një udhëtim në Itali.

Autoritetet gjermane mbyllën përkohësisht dy shkolla në Berlin, shkollën Emanuel-Lasker dhe shkollën Metropolitane në Berlin, për shkak të frikës që lidhet me virusin.

Virusi ka shkaktuar alarmin global, ku përpos Kinës, që është epiqendra e shpërthimit, janë raportuar të paktën 2.945 vdekje dhe janë konfirmuar mbi 80 mijë raste.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në të paktën 73 vende, me më shumë se 10 mijë të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetit, njoftoi se kanë rritur nivelin e rrezikut global për koronavirusin e ri (Covid-19) nga “i lartë” në nivelin “shumë i larë”./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme