Kurti takon përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

14:44 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon Bashkimin Evropian dhe fqinjët e saj për të krijuar një treg të integruar energjetik pan-Evropian.

Objektivi kryesor i Komunitetit të Energjisë është shtrirja e rregullave dhe parimeve të tregut të brendshëm të energjisë të BE-së në vendet në Evropën Juglindore , rajoni i Detit të Zi dhe më gjerë në bazë të një kornize ligjërisht detyruese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme