Një dokument i siguruar nga Radio Evropa e Lirë (RSE) në ministrinë e Jashtme serbe thuhet se Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në dokumentin në të cilin, megjithatë, nuk ka ndonjë nënshkrim, thuhet se Qeveria e Siera Leones po shikon me shqetësim bllokimin në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
“Qeveria e Sierra Leone-s e ka konsideruar qëndrimin që çfarë do njohje që ka ndodhur në lidhje me pavarësinë e Kosovës ishte e parakohshme, duke pasur parasysh dialogun në vazhdim”, thuhet në dokument.
“Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë çdo njohje të tillë të pavarësisë së Kosovës ndërsa pret një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në dokument.
Të pyetur se kush është nënshkruesi i dokumentit, ministria e Jashtme tha se bëhet fjalë për një “notë e cila nuk nënshkruhet”.
Në njoftimin nga takimi mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ministres së Sierra Leones, Nabeela Tunis, që është postuar në faqen e internetit të Sierra Leone, thuhet se takimi ishte përqendruar në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, pa e përmendur Kosovën.
Të martën, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ende nuk ka informacione zyrtare, lidhur me pretendimet e Serbisë se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...