Justin Timberlake ka shumë arsye për t’i kërkuar falje bashkëshortes së tij, Jessica Biel, duke u bazuar në fotografitë që qarkulluan muaj më parë me superyllin Alisha Wainwright.
Pavarësisht se Timberlake i ‘përkulet mbrapa’ duke i dërguar lule dhe duke postuar gjëra të ndryshme rreth saj në Instagram, Biel së fundmi është parë pa unazën e martesës.
Unaza nuk duket gjëkundi. Duke marrë parasysh dramën e tre muajve më parë, mund të themi se kjo nuk është një shenjë e mirë shkruan Jezebel, transmeton Telegrafi.
Përkundër pendimit të dukshëm të Timberlake, një burim tha në janar se Biel është e mërzitur akoma me burrin e saj që nga momenti kur u përfol për një romancë të mundshme me Wainwright.
“Ai ka bërë premtime të mëdha dhe nuk i qëndron atyre aq sa ajo mendon se mund dhe duhet. Ai premtoi se do të përfshihej më shumë me familjen e tyre dhe ajo nuk ndjehet sikur po e bën atë”, vazhdoi burimi.
Dyshja janë të martuar që nga viti 2012 përfshirë edhe tashethemet që Timberlake nuk ka qenë edhe aq i përpiktë në martesën e tyre.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...