Lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra janë vjedhur në dhomën e dëshmive brenda Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se i arrestuari, zyrtar policor i komunitetit serb dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.
“Zubin Potok 02.03.2020 – 14:13. Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të disa parregullsive në dhomën e dëshmive ka iniciuar suspendimin e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok/arbresh.info/
Parregullsi në Dhomën e dëshmive, suspendohen komandanti dhe dy zyrtarë
Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta evropiane në ‘lu...
Kurti: Takimet me Scholzin si në Prishtinë, ashtu dhe në Ber...
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj...
Daniele Maldini shkruan historinë, brezi i tretë i familjes ...
Ministri i Mbrojtjes: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosov...
Franca arkëton tre pikë të mëdha nga një udhëtim i vështirë ...