Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar një person javën e kaluar për shkak të dyshimeve për tentim përdhunimi të një të miture.
Nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, arbresh.info mëson se bëhet fjalë për një profesor universitar, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është arrestuar Sulejman Meta. Pati aderuar në Vetëvendosje”, ka thënë ky burim.
Vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pati proklamuar anëtarësimin e profesorit Meta bashkë me disa profesorë të tjerë universitarë.
“Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë. Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës”, pati bërë të ditur Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës.
Këta profesorë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje konkretisht më 2 tetor të vitit 2018.
Dyshohet se profesori Meta ka arritur të mashtrojë të miturën, por është ndalur nga nëna e saj./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...