Asnjë treg në Prishtinë nuk i përmbush kushtet themelore, higjienike, teknike dhe profesionale sipas standardeve të parapara për tregjet e gjelbra. Madje çmimet ushqimore, sidomos ato të pemëve dhe të perimeve po rriten dita-ditës.
Këtë shqetësim e ka shprehur kryetari i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit Selatin Kaçaniku, raporton KP.
Kaçaniku përmes telefonit ka thënë se fajet për këtë gjendje e kanë komunat e Kosovës dhe po ashtu niveli i lartë qendror, të cilët e kanë për detyrë që qytetarëve të ua sigurojnë kushtet elementare siç parashihen me standarde për tregjet e gjelbra dhe doracake.
Njëjtë mendojnë edhe vetë konsumatorët, të cilët përveç se thonë që çmimet janë shumë të larta, po ashtu, ata thonë se tregjet nuk i plotësojnë kushtet higjienike për të bërë shitjen e produkteve ushqimore, pasi që ato nuk janë në ambiente të mbyllura.
Njëri nga ta është edhe Fazli Sylëmuçaj, i cili tha se çmimet kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar dhe se janë shumë të larta për standardin të cilin e kemi ne.
Edhe Ali Seferi, mendon se për çmimet kaç të larta, fajet i ka shteti. Ai thotë se tregjet nuk i plotësojnë aspak kushtet higjienike për shitje të produkteve.
Ndërsa, Xhemajl Ramadani, mendon se çmimet janë të arsyeshme për shkak se të gjitha importohen e asnjëra nga to nuk është prodhim vendor. Edhe ky për këtë gjë, ia lë fajin Qeverisë.
Njëjtë si konsumatorët mendon edhe tregtari, Behram Berisha, i cili shet pemë dhe perime në tregun e Gjelbër në Prishtinë. Ai thotë për KosovaPress se çmimet në dallim nga vitet e kaluar janë shumë më të larta dhe kjo ka bërë që edhe të ketë rënje në shitje prej 40 deri në 50 %.
Por Fitim Bajrami, i cili po ashtu është tregtar në këtë treg, thotë ndryshe. Sipas tij, nuk ka dallime të larta në çmime nga ato të viteve të kaluara./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...