Mbrëmë një person u rrahë në bodrumin e një ndërtese

11:35 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Një person është sulmuar fizikisht  mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Viktima është sulmuar nga sy persona të maskuar në bodrumin e një objekti banesor, shkruan arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nuk dihen motivet e sulmit ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr. “Sejdi Kryeziu”, Prishtinë, 02.03.2020 – 20:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në bodrumin e një objekti banesor, është sulmuar nga dy persona të maskuar, nuk dihet motivi por viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku pastaj është liruar për shërim shtëpiak”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme