Mbledhje të rregullta në nivel ministrash të jashtëm dhe krijim platformash politike priten ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, pas krijimit të një nisme tripalëshe nga kryediplomatët e këtyre shteteve.
Krijimin e kësaj nisme e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një statusi në “Facebook”.
“Pas bisedave me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grliq – Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës”, shkruan ai.
Cakaj ka bërë të ditur se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti, përderisa takimet e tjera do të mbahen çdo vit nëpër qytete të ndryshme të të tria vendeve.
“Kjo nismë do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme”, shkruan ai.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...