Ministri maroken i Shëndetit të hënën mbrëma ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit.
Pacienti është një maroken që jeton në Itali, raporton Reuters, gjersa ai po merr trajtimin në një spital në Kasablanka, transmeton portali arbresh.info.
Gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike, citohet të ketë thënë ministri në një deklaratë.
Rasti është konfirmuar pasi testet në institutin Pasteur-Maroc, rezultuan pozitive, sipas agjencisë shtetërore Maghreb Agency Press.
Lajmet për pacientin e parë të Marokut të hënën përkojnë me konfirmime të ngjashme në Tunizi dhe Senegal.
Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Abdelatif el-Maki u tha gazetarëve të hënën se pacienti i tyre ishte një burrë tunizian 40-vjeçar, i cili mbërriti në vend me anije nga Italia më 27 shkurt.
Në Senegal, Ministri i Shëndetësisë Abdoulaye Diouf Sarr tha në një konferencë për shtyp se pacienti është një francez që jeton në Senegal dhe fluturoi përsëri nga Franca në 26 shkurt.
Pacienti raportoi në një spital privat më 27 shkurt me simptoma duke përfshirë një dhimbje koke./arbresh.info/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...