Google ADS

Lukaku tradhton Pogbanë, e cilëson De Bruyne si mesfushori më i mirë

08:26 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka thënë se mesfushori i Cityt, Kevin de Bruyne është më i miri në botë, duke mos e përmendur ish-bashkëlojtarin, Paul Pogba.

Belgu kaloi dy vite me Pogba në “Old Trafford”, por kishte miqësi me të edhe gjatë kohës kur luante në Everton, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur se kush është mesfushori më i mirë që Lukaku ka luajtur më të, belgu tha se është De Bruyne.

“Ka sytë pas shpine për të vërtetë, Kevin de Bruyne”.

Lukaku këtë sezon për “Neurazurët” ka qenë në top formë duke shënuar 23 gola në 34 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme