Google ADS

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:22 | 3 Mars 2020
Arbresh.info

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë prezente pasdite dhe gjatë mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4-5 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme