Google ADS

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të plotë me NATO-n

23:45 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka takuar sonte komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të plotë me NATO-n, derisa ka shtuar anëtarësimi në këtë aleancë mbetet prioritet.

“Takim shumë i mirë dhe diskutime përmbajtësore sonte me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, përfaqësuesit e prezencës ushtarake amerikane e gjermane si dhe me ambasadoren e Kroacisë znj.Barisic dhe atë të Italisë, z.Orlando. Faleminderit Komandant Risi per ftesën. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të plotë me NATO-n dhe anëtarësimi në këtë aleancë është prioritet strategjik i yni”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme