Zakonet që mund të çojnë në pamundësinë për të mbetur shtatzënë?

23:43 | 2 Mars 2020
Trina Galanxhi

Përkufizimi infertilitet nënkupton pamundësinë për të mbetur shtatzënë brenda një viti kur çifti ka marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Infertiliteti është gjithashtu i pranishëm kur gruaja mbetet shtatzënë, por shtatzënia përfundojnë me aborte ose me lindjen e foshnjave të vdekura.

Gjendjet më të zakonshme që çojnë në infertilitet janë:

Sindromi ovarian policistik

Disbalanci hormonal që çon në anovulim

Endometrioza

Zvogëlimi i parakohshëm i funksionit ovarian

Hiperprolaktinemia

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Prodhimi ose funksionimi jonormal i spermatozoidëve për shkak të defekteve gjenetike

Testikujt e pa lëshuar

Varikoçela

Steriliteti idiopatik dhe të ngjashme.

Përveç këtyre gjendjeve / sëmundjeve, edhe zakonet e jetesës luajnë rol ndaj infertilitetit. Këto janë zakone të ndryshueshme të mënyrës së jetsës që kanë ndikim në shëndetin dhe mirëqenien e një personi. Disa zakone dhe gjendje të tilla si mosha kur gruaja bëhet nënë, ushqimi, pesha e trupit, stërvitja, stresi, përdorimi i drogës dhe alkoolit, pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i kafeinës, ekspozimi ndaj toksinave të mjedisit jetësor luajnë rol kryesor, pozitiv ose negativ ndaj infertilitetit.

PERIUDHA MË E MIRË RIPRODHUESE

Mosha në të cilën çifti vendos të riprodhojë luan rol të madh. Shumë çifte, për arsye të shumta, gjithnjë e më shumë zgjedhin të bëhen prindër në një moshë më të madhe. Fuqia e fekondimit të meshkujt fillon të bjerë pas moshës 35 vjeç. Atëherë parametrat e spermogramit si vëllimi dhe lëvizshmëria bien, dhe morfologjia është lehtë e ndryshuar. Mbi moshën 40 vjeçare, tashmë ka ndryshime në ADN e spermatozoidëve. Mosha më e mirë riprodhuese për femrat është në të njëzetat e tyre, ndërsa fuqia e fekondimit gradualisht bie pothuajse menjëherë pas moshës 35 vjeçare. Sipas disa studimeve, fuqia e fekondimit nën moshën 30 vjeçare është rreth 71 përqind, ndërsa mbi moshën 36 vjeçare tashmë bien në 41 përqind. Gratë lindin me të gjitha ocitet, ndryshe nga meshkujt që prodhojnë vazhdimisht spermatozoid, por vetëm 400-500 e ociteve janë ovuluar. Ndërsa numri i ociteve zvogëlohet, ciklet menstruale të grave shkurtohen dhe shkalla e infertilitetit rritet. Gjithashtu, shkalla e aneuploidive dhe fetuseve të paqëndrueshëm kromozomal rriten me moshën.

USHQIMI

Ushqyerja është një nga faktorët e jetës që ndikojnë në potencialin riprodhues të femrave dhe meshkujve. Për meshkujt, ushqimi i pasur me karbohidrate, fibra, fruta dhe perime përmirëson parametrat e spermogramit, ndërsa ushqimi i pasur me proteina dhe yndyrna në përgjithësi ka ndikim negativ. Antioksidantët janë substanca që pengojnë oksidimin duke zvogëluar agjentët oksidues potencialisht të rrezikshëm të prodhuar në organizëm.

Nëse në organizëm ka mungesë të antioksidantëve, atëherë ka akumulim të materieve të dëmshme dhe stres oksidativ.

Ky stres oksidativ çon në ulje të proteinave dhe lipideve të spermës, si dhe në copëzimin e ADN-së dhe spermës mosfunksionuese. Shembuj të antioksidantëve janë vitamina C, vitamina E, seleni, karotenoidet. Ka shumë produkte në treg që janë të ekuilibruar dhe shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e spermës. Konsumi i pijeve alkoolike si pjesë e të ushqyerit ndikojnë negativisht në potencialin riprodhues përmes atrofisë së testikujve, ulje të dëshirës seksuale dhe ulje së përqendrimit të spermës.

Ushqimi te femrat gjithashtu luan rol në potencialin pjellor, veçanërisht gjatë ovulimit.

Për dallim nga popullata mashkullore, ushqimi i pasur me karbohidrate ka efekt negativ tek femrat. Ushqimi i një gruaje që përpiqet të mbetet shtatzënë duhet të përmbaj: Ushqime të pasura me proteina (më së miri perime), produkte të qumështit të pasura me yndyrë, fruta, perime, peshk, dhe sigurisht preparatet multivitaminë që përmbajnë acide yndyrore, vitaminë B6, vitaminë E dhe hekur. Kafeina ka efekt negativ në pjellorinë e femrës. Konsumimi i 500 mg kafeinë në ditë rrit kohën e mbarsimit me 9 muaj e gjysmë dhe gjithashtu shoqërohet me një shkallë më të lartë të aborteve të hershme.

KILOGRAMËT E TEPËRT

Indeksi i masës trupore është vlera e fituar me ndarjen e masës me lartësinë e një personi të caktuar.

Epidemia e mbipeshës ose pacientët me mbipeshë është kërcënim serioz jo vetëm në vendet e industrializuara, por edhe në vendet në zhvillim. Sipas statistikave të fundit, mbipesha e të rriturve përbën 37 përqind. Meshkujt që kanë indeks më të lartë të peshës trupore kanë shkallë më të lartë të përqendrimit të reduktuar të spermës dhe morfologji më të keqe, por gjithashtu përqindje më të lartë të mosfunksionimit erektil. Femrat në këtë kategori kanë një normë të rritur të aborteve dhe infertilitetit të shkaktuar nga anovulimi. Shkalla e infertilitetit është më e lartë te pacientët mbipeshë dhe një nga arsyet për këtë mendohet të jetë ndryshim në vetë lëngun folikular që ka nivele më të larta të insulinës, proteinave, lipideve dhe proteinave C-reaktive në krahasim me femrat me indeks normal. Efekti negativ i obezitetit ndaj infertilitetit është i kthyeshëm. Sipas disa studimeve, 90% e rasteve anovuluese arrijnë cikle ovuluese kur humbasin peshë me 10 kg ose më shumë.

STËRVITJA

Një nga zakonet më të rëndësishme të jetesës është stërvitja. Në popullatën mashkullore, aktiviteti fizik të paktën tre herë në javë për një orë është i mjaftueshëm për të përmirësuar parametrat e spermogramit si përqendrimi dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve, por aktiviteti fizik siç është çiklizmi (më shumë se pesë orë në javë) ka efekt negativ ndaj dy parametrave të spermës (lëvizshmërinë dhe përqendrimin). Për dallim nga popullsia mashkullore, stërvitja e tepërt te gratë ka efekt negativ ndaj riprodhimit duke aktivizuar sistemin e bilancit negativ të energjisë që çon në mosfunksionim hipotalamik dhe ndryshime në sekretimin pulsatil të gonatropinës, hormon çlirues, i cili nga ana tjetër ndikon në ciklin menstrual, deri në një përqindje më të lartë të infertilitetit./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme