Duke folur për takimin e tij në Uashington me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky takim ishte një kthesë, sepse sipas tij, për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve nga SHBA të organizuar në Uashington.
Ai, pohoi se ky takim do të sjell risi dhe vëmendje nga tërë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat tjera mbështetëse të këtij procesi.
“Takimi i Uashingtonit nënkupton kthesë, sepse për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve nga SHBA të organizuar në Uashington, dhe natyrisht që kjo do të sjell risi dhe vëmendje nga tërë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat tjera mbështetëse të këtij procesi”, u shpreh Thaçi në një intervistë në Klan Kosova, raporton arbresh.info.
Ai tha se nga BE nuk mund të pritet asgjë, përpos ndëshkim.
“Pra SHBA po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial ta bëjnë. Ne duhet të kuptojmë se tani kur kemi edhe dy udhëheqës të politikës së jashtme, një nga Spanja në Bashkim Evropian, vend ky që s’e ka njohur ende Kosovën dhe pritet që shpejt të ngarkohet në proceset e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë nga Sllovakia Miroslav Lajčák. E çka mund të presim ne nga Bashkimi Evropian, përpos ndëshkimin që na ka bërë për liberalizim të vizave dhe nuk ka as aftësi, as unitet, as fuqi, as dije, as vizion e as lidership për të shtyrë përpara këtë proces” u shpreh Thaçi.
“Ne duhet të punojmë me ata që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë, dhe tani për të lëvizur drejt NATO-s , BE-së, por edhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe këtë mund ta bëjnë vetëm SHBA me lidershipin e saj”, u shpreh Thaçi ./arbresh.info
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...