Lutfi Haziri: Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

20:17 | 2 Mars 2020
L G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kreu i komunës së  Gjilanit, Lutfi Haziri i është kthyer çështjes së kufijve.

Haziri në 30 vjetorin e themelimit të LDK-së,  ka thënë se ka ardhur koha  që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.

“Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre”, ka shkruar Haziri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai, po ashtu tha se  4 deri më 11 mars është një javë e bardhë për Gjilanin, pasi sipas tij shënohet 30-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave  do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë./arbresh.info

Postimi i plotë:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

#30VjetLDKGjilan

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme