Kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga Lumturimi i humanistes shqiptare Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në të gjithë botën si Nënë Tereza. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, njeriu me shtat të vogël, por me zemër të madhe, ua kushtoi gjithë jetën e saj atyre që kishin nevojë për shpirtin e saj të madh.
Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua më 19 tetor të 2003-ës nga Papa Gjon Pali i Dytë, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi krejt jetën.
Letrat sekrete të saj janë mbledhur nga Brian Kolodiejchuk, prifti që i ka propozuar Vatikanit shenjtërimin e Nënë Terezës. Ndoshta edhe për shkak të turbullirave që ka pasur Nëna e Kalkutës, deri vonë Kisha ka pasur dilema për shenjtërimin e saj. Kolodiejchuk është shprehur se turbullira e saj shpirtërore, në fakt, e ka ndihmuar atë: “Tani ne kemi këtë botëkuptim të ri, një dritare të re për botën e saj të brendshme dhe për mua, kjo është gjëja më heroike”,- ka thënë Kolodiejchuk.
Siç e tregojnë edhe letrat e saj, Nënë Tereza vdiq e mbushur me dyshime. Madje, ajo i kishte ndërprerë edhe lutjet. Kisha vendosi që t’i ruante letrat e saj, edhe pse njëra prej dëshirave të humanistes ishte që ato të shkatërroheshin. Ndoshta tani ne e dimë pse…
Në një intervistë të rrallë në vitin 1986, Nënë Tereza tha për CBS News se kishte dëgjuar një thirrje, e cila ishte bazuar tek besimi i padiskutuar: “Ata janë të gjithë fëmijët e Zotit, të dashur dhe të krijuar nga e njëjta zemër e Zotit”,- u shpreh ajo. Mirëpo, më vonë, doli se Nënë Tereza ishte aq në dyshim për besimin e saj, saqë u frikësua se mos ishte hipokrite, ka raportuar korrespondenti i CBS News, Mark Phillips. Në një libër që përmbledh letrat që ajo shkroi për miqtë, dyshimet e saj janë të dukshme. Pasi filloi punë në lagjet e varfra të Kalkutës, shpirti u largua nga Nënë Tereza: “Ku është besimi im?” – shkruante ajo. “Edhe në thellësitë më të thella, nuk ka asgjë, por boshllëk dhe errësirë… Nëse do të kishte Zot, i lutem të më falë”. Tetë vite më vonë, ajo iu kthye sërish rishikimit të besimit të saj të humbur: “Kaq shumë mall i thellë për Zotin… Bosh, pa besim, pa dashuri, pa zell”,– është shprehur ajo, derisa fama e saj u rrit, besimi refuzoi të kthehej. Buzëqeshja e saj, siç thoshte vetë ajo, ishte një maskë: “Për çfarë po punoj unë?”, pyet ajo në njërën nga letrat. “Nëse nuk do të kishte Zot, nuk do të kishte as shpirt. Nëse nuk do të kishte as shpirt, atëherë, as ti Jezus, nuk je i vërtetë”.
Mësimet dhe porositë e Nënë Terezës janë një testament i ri për njerëzimin. Këtu janë disa nga shprehjet më frymëzuese dhe më prekëse të saj.
*Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkutë, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...