Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka kujtuar deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupit, deklaratat që ajo kishte dhënë kur Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër.
“E mora fjalën që të mos pajtohem me kolegen Donikë Kadaj, jo vetëm për atë që ka thënë me datën 9 shtator të vitit 2017-të, e çfarë ka thënë është kështu, pra kur është votuar qeveria Haradinaj zonja Kadaj thotë kështu, nga Ramushi komandant i UCK-së, në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpska, dhe Vuciqit, andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi, Donikë nuk pajtohem me ty, prandaj performanca që i keni bë sot në parlament me transparentet që po ashtu i keni mësuar si grup parlamentar nga ne, ju keni çka të mësoni, por duket se si keni mësuar mirë, performoni pak më mirë, e keni bë rrëmujë se ne duhet që të kujdesemi që transparentet e juaja t’i rregullojmë më mir”, ka thënë Selimi.
E kësaj i është përgjigjur deputetja Kadaj-Bujupi, duke i thënë se Haradinaj nuk e ndau Kosovën, ndërsa heqja e taksës e ndan Kosovën.
“Rexhë faleminderit shumë, po e kum thanë, po pikërisht ai Ramush Haradinaj u prish me Listën Serbe në momentin kur ka ardhë puna me u nda Kosova, pra ai ka dëshmuar që unë e kam pas gabim, e ti erdhi momenti dhe po ja jep taksën për me e nda Kosovën, ky o dallimi”, tha Kadaj – Bujupi.
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/627989104662324
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos