Trump kërkon përshpejtimin e një vaksine kundër koronavirusit

17:44 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga shkencëtarët të përshpejtojnë krijimin e një vaksine kundër koronavirusit.

“Ne kemi kërkuar nga ata përshpejtimin e çdo gjëje që janë duke e bërë për këtë vaksinë,” tha Trump.

Më shumë se 20 vaksina potenciale që synojnë parandalimin e virusit COVID-19 janë në proces në të gjithë botën, ka thënë drejtori i OBSH-së të premten.

Nga ana tjetër zyrtarët shëndetësor kanë thënë vazhdimisht se krijimi i një vaksine kundër koronavirusit merr kohë së paku një vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme