Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij në Kuvend tha se është i shqetësuar kur po dëgjon se qeveria Kurti po e mendon reciprocitetin si zgjidhje e problemeve që ka Kosova me Serbinë.
“Taksa është vendosur për me ndalë fushatën e çnjohjeve nga Serbia, jo për t’i zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë. Kur po ju dëgjoj juve që po flisni për reciprocitetin si zgjidhje e të gjitha probemeve me Serbinë, jam i shqetësuar”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend.
Sipas tij taksa e vendosur nga qeveria Haradinaj, ka qenë masë e përkohshme, dhe për këtë iu drejtua qeverisë Kurti që mos ta shndrrojnë në politikë të përhershme, shkruan arbresh.info
Hoxhaj gjithashtu tha se fjalimi i gjatë i kryeministrit Kurti për masat e reciprocitetit ishte vetëm një e sofistikuar për t’i thënë jo dialogut.
“Kryeministri tha se shteti i fuqishëm sillet si shtet i sofistikuar. Kryeministër, ke mbajtë një fjalim të gjatë për masat e reciprocitetit dhe unë e pash fjalimin e juaj si formë e sofistikuar m’i thënë jo dialogut. Krejt ajo listë e gjatl e temave ishte me i thënë jo dialogut”, tha ndër tjera Enver Hoxhaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/627989104662324
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës