Google ADS

Atletico dëshiron që tekniku portugez ta zëvendësoi Diego Simeone

15:36 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Atletico Madrid është duke konsideruar mundësinë që trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo të jetë pasuesi i Diego Simeone.

Tekniku portugez konsiderohet si një ndër më të mirët pasi i ndihmoj Wolves të forcohen gjatë viteve, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sun, “Losrijoblancos” duan që Santo të jetë në stolin e Atleticos, nëse Simeone largohet gjatë verës.

Tekniku argjentinas këtë sezon ka qenë zhgënjyes duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, humbi finalen ndaj rivalit, Real Madrid në Superkupën e Spanjës dhe është 12 pikë mbrapa “Los Blancos” në La Liga.

Më herët kishte raportime se pasuesi i Simeone do të jetë Mauricio Pochettino, i cili mbetet në listë, por thuhet se ky i fundit dëshiron të jetë në Premierë Ligë.

Pavarësisht spekulimeve që Simeone do largohet, ai ka fituar kohë pasi e ka mposhtur Liverpool në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Të ngjashme