Flamurtari mposhtë Vushtrrinë, largohet nga zona e rrezikshme

14:50 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Flamurtari ka arkëtuar tri pikë mjaftë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vushtrrisë, duke e mposhtur me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës.

Pas një aksioni shumë të bukur të formuar nga vendasit, Bashkim Shala në minutën e 40-të zhbllokoi rezultatin, kurse një minutë më vonë Arbnor Zeqiri dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime, shkruan portali arbresh.info.

Me dallim nga pjesa e parë, në 45-minutëshin e dytë pavarësisht rasteve të shumta nga dy anët, asnjëra skuadër nuk ia doli t’i konkonkretizojë mundësitë, gjë që shkaktoi që ndeshja të përfundojë me rezultatin 2 – 0.

Pas kësaj fitore, Flamurtari largohet nga zona e rrezikshme duke u renditur në pozitën e tetë me 25 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të zhvilluara./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme