Google ADS

AKP shpërndan 717,459 euro për 380 punëtorë të 7 ndërmarrje shoqërore

15:53 | 16 Tetor 2015
Arbresh.info

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve të saj, do të bëjë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20 % të dedikuara për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore.

Sipas një komunikate të AKP-së, pas lëshimit të vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të këtyre NSh-ve, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 7 ndërmarrje shoqërore.

“Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është € 717,459 (shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë euro), kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 380 punëtorëve. Sipas procedurave te legjislacionit në fuqi, transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)”, thuhet në njoftim.

(Shih në tabelë emrat e 7 NSh-ve),

Nr. AKP ID. Emri i NSh-së Zyra rajonale Shuma e shpërndarë Numri i punëtorëve
1 PRZ037 Koretniku Prizren 16,936.68 50
2 PRZ002 Kosova Vera Prizren 20,712.52 107
3 GJI109 Kosovatrans Gjilan 2,221.89 80
4 PRN009 Bujqësia Prishtinë 549,013.09 58
5 PRZ027 Filigran Prizren 40,133.22 51
6 PEJ107 Hidromont Pejë 15,542.65 19
7 MIT049 Duhani Mitrovicë 72,899.16 15
Gjithsej € 717,459.21 380

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme