Kurti ua numëron opozitës të mirat e reciprocitetit: Nuk guxojmë të dështojmë

12:49 | 2 Mars 2020
M. A.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u thotë deputetëve se qeveria e tij është duke u përgatitur për të mos dështuar lidhur me reciprocitetin të cilin ai po kërkon ta zëvendësoj atë me taksën.

“Reciprociteti që buron nga barazia o problematizon të gjitha shkeljet e Serbisë”.

“Marrëveshja për reciprocitet ka qenë në marrëveshjen e Brukselit. Ka qenë masa e targave që automjetet lejohen te hynë nga Serbia pa i ndërruar targat ndërsa të Kosovës në Serbi jo”.

“Jam duke u përgatitur për t’i zbatuar masat e reciprocitetit. Nuk guxojmë të dështojmë. Ne jemi duke u përgatitur për sukses dhe jemi në të drejtën tonë”, tha Kurti.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, të thirrur nga opozita, Kurti u shpreh se reciprociteti është obligim për Qeverinë e Kosovës, duke iu referuar një rezolute të miratuar nga Kuvendi i Kosovës vite më parë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme