Albin Kurti për taksën: Qëndrimi im është i duhuri

12:50 | 2 Mars 2020
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar një nga një arsyet pse duhet që gradualisht të hiqet taksa ndaj  produkteve Serbe.

Në debatin që po zhvillohet në Kuvend për heqje ose jo të taksës ndaj Serbisë, Kurti ka thënë se Kosova duhet të punoj që Serbia të njeh çdo dokument të Kosovës.

“Duhet theksuar qysh në fillim se edhe në fushatën zgjedhore jemi angazhuar dhe angazhohemi për tarifën ndaj Serbisë me reciprocitet të plotë. Më 7 dhjetor të viti 2013 është miratua një rezolutë dhe ne e patëm mbështet. Si Qeveri e Kosovës ne konsiderojmë se rezultat s’janë teka por vendime për tu zbatua. Efekti i tarifës 100% ka qenë minimal pasi që nuk është respektu ashtu siç duhet. Ne vend se të dialogojm më Serbin për territorin ne do të dialogojmë për puna të tjera. Ne duhet ta detyrojmë Serbin që të na i njoh një nga një dokumentet tona. Unë besoj se qëndrimi imë është qëndrimi i duhur për të ecur përpara. Ju te gjithë e din qe ka pengesa për të eksportuar në Serbi”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme