Nerxhivane Dauti është juriste e diplomuar që nga viti 1982. Doktor i shkencave juridike civile që nga viti 2000.
Rexhep Gashi është doktor i shkencave juridike që nga viti 2001.
Bedri Peci që nga viti 1994 është jurist i diplomuar me notë mesatare 9.20, dhe që nga viti 2004 doktor i shkencave juridike. Profesor i rregullt universitar sikur edhe Dauti e disa emra të tjerë që do t’i përmend më poshtë, por jo të vetmit jurist me shkollim dhe përvojë më shumë se 20 vjeçare.
Abdulla Aliu që nga viti 1998 doktor i shkencave juridike dhe ka specializuar në Universitetin e Nicës dhe Parisit II, po ashtu edhe në Universitetin e Vjenës.
Rexhep Murati është jurist i diplomuar që nga viti 1974. Doktor i shkencave juridike që nga viti 2006.
Iset Morina është jurist i diplomuar që nga viti 1992. Doktor i shkencave juridike që nga viti 2007, në universitetin Julius-Maximilians-Universität Würzburg – Gjermani.
Mirlinda Batalli është juriste e diplomuar që nga viti 1996. Doktor i shkencave juridike që nga viti 2007.
Akademik Rexhep Qosja e Mehmet Kraja, ndoshta do ta kryenin më me kredibilitet. Jo, tallem! Mirë që nuk do ta bëjë as anëtari korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe Anetar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Jo se është më pak kredibil krahas emrave të tjerë që përmenda, por mendësia e pushtetit të ri beson se çdo kush i ri, është më kredibil. E shohim me shkarkimet e deritanishme dhe bazohemi tek ato të paralajmëruara.
Por, vendimet e drejta mund të vijnë vetëm nga eksperienca, dhe përpjekja për të sjellur njerëz me më pak eksperiencë do të zbehë kredibilitetin e procesit të Vetingut, të filluar tashmë nga Qeveria e Kosovës.
Dy anëtarët që do të propozohen nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, duket se do të jenë personat me më së shumti përvojë si jurist në mesin e 12 ekspertëve, “televiziv” po i quaj unë, e qeveria i quan “të pavarur”, për dizajnimin e parimeve udhëheqëse, skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ekspertët e qeverisë i njeh publiku përmes televizionit, duket se edhe qeveria e re në këtë mënyrë i njeh, dhe vetë qytetarët do të përballen me pasojat, në rast se ky proces do të jetë i dështuar si rezultat i mungesës së përvojës dhe kualifikimit profesional.
Po ju përshkruaj edhe gjithçka publike rreth këtyre ekspertëve “televiziv” që pritet të rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët mbi bazën e kritereve si vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figures dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e aftësive profesionale.
Edhe edukimi është fundamental për sukses, por përvoja e tyre është larg nga Dauti, Gashi, Peci, Aliu, Murati, Morina e Batalli.
Qerim Qerimi është kryesues i grupit, jurist i diplomuar pas vitit 2000, dhe aktualisht me titull profesor asistent.
Avni Puka është anëtar i grupit dhe aktualisht profesor asistent.
Fisnik Korenica është anëtarë tjetër i grupit që vie nga shoqëria civile, me një doktoratë në të drejtën ndërkombëtare.
Visar Morina është anëtar tjetër me një doktoratë të mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Johannes Kepler” në Linz, Austri më 2007.
Arbresha Loxha po ashtu një anëtare tjetër nga shoqëria civile me një doktoratë në ekonomi nga Universiteti i Staffordshire, Mbretëria e Bashkuar.
Ehat Miftaraj është anëtarë tjetër i grupit nga shoqëria civile, dhe instituti i tij është një nga të parët që kanë propozuar dhe janë angazhuar për të quar përpara procesin e Vetingut për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Miftaraj është Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Ky institut bënë zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave ligjore, raportimet dhe hulumtimet gazetareske, ngritjen e vetëdijes, dhe përfshirjen në aktivitete të avokimit.
Ariana Qosaj-Mustafa është anëtare tjetër, aktualisht kandidate e Doktoratës në Fakultetin e Drejtësisë ‘Iustinianus Primus’, në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Maqedoni.
Arton Demhasaj është anëtarë tjetër i grupit nga shoqëria civile, që mban dy diploma të studimeve bazike në shkencat politike dhe juridike, nga Universiteti i Prishtinës. Gjithashtu është magjistër i shkencave politike.
Kreshnik Gashi është një anëtarë tjetër që vie nga fusha e medies, por nuk mund të gjindet në internet ndonjë biografi sa i përket nivelit akademik të formimit.
Kujtim Kërveshi është anëtar tjetër i grupit, dhe aktualisht është asistent në katedrën juridiko-civile në Fakultetin Juridik në Universitetin “Hasan Prishtina”.
Qeveria ka diskutuar edhe mundësinë e shtrirjes së Vetingut edhe në institucionet tjera të ndjeshme të sigurisë. Por, uroj që ministrat e dikastereve të ardhshme, edhe nëse kanë vetëm një diplomë të studimeve bazike me notë mesatare jo më shumë se 8.00, të paktën të kenë këshilltarët të përvojave të nivelit të atyre që u përmendën më fillim. Rrjedhimisht, dështimi do të ishte i pamundshëm, nëse nuk e kanë mendjen të përfundohen si procese “televizive”.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info, për rreth dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore)
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...