Me 30 minuta vonesë fillon seanca e jashtëzakonshme për taksën

11:39 | 2 Mars 2020
A Z

Më 30 minuta vonesë ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita.

Pasi ka treguar se tashmë ka kuorum për ti vazhduar punimet, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Presidenti i vendit tashmë ka miratuar edhe zëvendësimin e deputetëve.

“Presidenti i vendit i ka bërë zëvendësimet e deputetëve. Ftoj deputet e rijnë që të japin betimin”, tha ajo.

Kujtojmë se kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga deputet e AAK-së pas paralajmërimit të Kryeministrit Albin kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave Serbe./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme