Zyrtare: Hazard të enjten i nënshtrohet operacionit

10:08 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard do i nënshtrohet operacionit në gju të enjten në Amerikë.

Ylli i “Los Blancos” pësoi lëndim gjatë ndeshjes kundër Levantes në muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Reali është duke shpresuar që Hazard të rikthehet para se të përfundojë sezoni, derisa belgu ka pësuar lëndim në fillim të sezonit dhe ka munguar tre muaj.

29-vjeçari u transferua te Reali për 88.5 milionë euro nga Chelsea, por sezonin e parë ka bërë vetëm 15 paraqitje duke shënuar vetëm një gol./arbresh.info.

https://twitter.com/SkySportsNews/status/1234402753516011520

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme