Pesë persona janë arrestuar të shtunën në Fushë Kosovë pasi dyshohen për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se katër nga të arrestuarit janë shqiptarë ndërsa një serb, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh thuhet gjithashtu se te të dyshuarit janë gjetur substanca të llojeve të ndryshme narkotike.
Gjithashtu u janë konfiskuar edhe dy telefona dhe ara të gatshme mes tyre edhe dy nga 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Rr.28 Nëntori, Fushë Kosovë, 29.02.2020 – 20:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj K/shqiptar dhe një K/Serb pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të lloje të ndryshme narkotike me pesha të ndryshme si: Marihuanë, Amfetaminë dhe fara kanabisi, po ashtu janë konfiskuar edhe dy telefona mobil, 2617.2 euro para të gatshme, 40440 Dinar të Serbisë si dhe dy nga 50 euro dyshohet të falsifikuara. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se janë furnizuar nga i dyshuari serb. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull serb është dërguar në mbajtje dhe katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...