Google ADS

Hapi lokal të bixhozit në bodrum, arrestohet pronari

09:45 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Një person është arrestuar pasditen e së dielës në Prishtinë pasi dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari në bodrumin e një shtëpie kishte hapur lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit, shkruan arbresh.info.

Në lokal policia kishte hasur edhe në një punëtorë dhe tre klientë.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë  01.03.2020 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit. Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme