Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka paralajmëruar klubin se ndoshta do të detyrohen të shesin yjet e skuadrës, nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.
“Topçinjtë” janë tetë pikë mbrapa pozitës së katër që e mban Chelsea dhe kanë një ndeshje me pak të zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll ka paralajmëruar se shumë lojtarë mund të largohen nëse dështojnë të hynë në top katër.
“Problemet që shkakton mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është shumë e madhe. Kur nuk je për dy vite, duhet të fillosh të japësh vendime të mëdha”.
“Plani ka filluar dhe ne kemi ide të qarta se ku duam të jemi, duke u varur se ku kemi përfunduar këtë sezon. Të gjithë duan të jenë në garë, por pa Ligën e Kampionëve ka mënyra për t’i bindur lojtarët”.
“Nuk janë ata, janë gratë e tyre që duan të jetojnë në Londër. Do gjejmë një mënyrë, mos u shqetësoni”, theksoi ai.
Përparësi për “Topçinjtë” është dënimi i dhënë Manchester Cityt për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vitet e radhës, por “Qytetarët” janë duke e apeluar çështjen.
Sot (e diele) Arsenal do përballet me Portsmouth në kuadër të FA Cup./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...