Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në botë e ka kaluar shifrën prej tre mijë personave. Gati 500 raste të reja të infektimeve u shënuan në Korenë Jugore, ndërsa në Shtetet e Bashkuara u konfirmua viktima e dytë.
Më shumë se 88 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus deri më tash në mbarë botën, ku janë përfshirë më shumë se 60 shtete. Dy rastet e parë u konfirmuan edhe në Indonezi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Dy muaj pas paraqitjes së koronavirusit, numri më i madh i infektimeve dhe vdekjeve po vazhdon të shënohet në Kinë. Komisioni për Shëndetësi në këtë shtet raportoi për 202 raste të reja të infektimeve dhe 42 vdekje në 24 orët e fundit.
Pas Kinës, më së shumti njerëz nga koronavirusi kanë vdekur në Iran, 54. Në Itali, numri i personave të infektuar pothuajse u dyfishua, ndërsa në Australi u shënua viktima e parë.
Në Shtetet e Bashkuara, 76 persona janë infektuar dhe dy kanë vdekur. Viktima e dytë ishte një burrë në të shtatëdhjetat.
Në Korenë Jugore, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4212. Në 24 orët e fundit, katër persona vdiqën, duke e çuar në 22 numrin e viktimave në këtë shtet.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...