Ka filluar implementimi i vendimi për shkarkimin e 14 konsujve të Kosovës nëpër botë, pa miratim të Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ekspertët kërkojnë vazhdimin e reformave në shërbimin e jashtëm, duke e depolitizuar fillimisht.
“Po, vendimi ka hyrë fuqi dhe tashmë kanë filluar procedurat e shkarkimit. Sipas ligjeve ne fuqi, emërimi i konsujve behët nga Ministri i Punëve të Jashtme. Pra, vendimi i ministrit ka bazë ligjore dhe në këto raste nuk është i nevojshëm miratimi nga Presidenti i Republikës”, thonë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Ndonëse pas këtij vendimi pat shumë reagime ata që dolën pro ishin shoqëria civile e njohës të çështjeve politike në vend.
Në një deklarata dhënë për arbresh.info, Blerim Burjani analist politik, thotë se konsujt e deritanishëm ishin të pa kualifikuar për atë post.
Sipas tij, është e domosdoshme të depolitizohet shërbimi i jashtëm, si fillim i reformimit.
“Është koha e duhur për të ndryshuar gjendjen. Të ketë kritere profesionale dhe kritere tjera, por jo me dërgu familjar nëpër botë”.
Ai është skeptik nëse këto reforma do të mund të bëhen derisa Hashim Thaçi të përfundojë mandatin.
“Nuk ka mundësi që në këtë shërbim të ndodhin shkarkime përderisa president është Thaçi. Pram deri në vitin 2021, nuk mund të ketë shkarkime në stafin diplomatik”.
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk ka dashur të komentojë zhvillimet në lidhje me shkarkimet në shërbimet e jashtme.
Ata nuk i janë përgjigjur interesimit të arbresh.info në lidhje me vendimet e ministrit, Glauk Konjufca.
Konjufca ka bërë publike të enjten e kaluar shkarkimin 14 konsujve të Kosovës nëpër botë./V.Selimi/arbresh.info/
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve