Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar një letër përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell duke i kërkuar zyrtarisht një takim urgjent Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE për të diskutuar për migracionin.
Letra është dërguar pas një diskutimi telefonik mes Dendias dhe Borrell.
Sipas të njëjtave burime, Dendias gjithashtu ka diskutuar me homologun e tij në Kroaci, që ka presidencën e radhës të BE-së si edhe ka kontaktuar ministrat e Jashtëm të Qipros dhe Bullgarisë në lidhje me zhvillimet e fundit për migracionin dhe pasojat e vendimit të Turqisë për hapjen e kufijve të saj drejt Europës duke shkelur kushtet e Deklaratës BE-Turqi.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu njoftoi se nëpërmjet qytetit të Edirnesë ka arritur në 76 358 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia.
Sipas Ministrisë greke të Migracionit, policia deri tani ka ndaluar 9 600 migrantë që të kalojnë kufirin. Vendi gjithashtu ka forcuar njësitë e tij në kufi. Të paktën 220 migrantë kanë mbërritur sot në ishullin Lesbos./atsh/
Shfaqet një tjetër virusi në Kinë, spitalin mbushen plot, si...
Kolonat e gjata në Merdarë, MPB-ja bën thirrje që të përdore...
Kosovës dhe sukseset e saj në “LO PARIS 2024”, shteti dardan...
Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jet...
Rama i reagon ministrit Çeku për palestrën multisportive
Lideri sirian nuk ia zgjati dorën, reagon kryedipomatja gjer...