Shëndeti i veshkave, kura me limon dhe majdanoz që funksionon

00:53 | 2 Mars 2020
Trina Galanxhi

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore.

Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gurë në veshka.

Prania e tyre shkakton dhimbje dhe mund të përkeqësojë shëndetin.

Përmasat e këtyre gurëve janë të ndryshme dhe në shumë raste bllokojnë zbrazjen e fshikëzës duke i çelur rrugën infeksioneve urinare.

Gurët në veshka mund të trajtohen nëpërmjet medikamenteve ose kurave natyrale.

Megjithatë, nëse një gur është i përmasave të mëdha, ai duhet hequr nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndaj AgroWeb.org, ju këshillon konsultën me mjekun për çdo rast.

Gurët në veshka dhe roli i kurave natyrale

Shurupi me limon dhe majdanoz është një kurë shumë e mirë natyrale që mund të përdoret krahas trajtimeve të tjera kundër gurëve në veshka.

Përpara se ta përdorni atë, duhet të dini se çelësi i parandalimit të gurëve në veshka është që të pini shumë lëngje.

Nëse organizmi nuk është i hidratuar, atëherë lëngjet qëndrojnë në organizëm dhe kështu krijohen gurët në veshka.

Bashkë me ujin, rekomandohen produkte që kanë efekt diuretik siç janë majdanozi dhe limoni.

Vlerat e limonit

Limoni përmban dy acidë të rëndësishëm që parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Acidi citrik dhe ai fosforik inkurajojnë nxjerrjen e kripës dhe toksinave nga organizmi.

Limoni promovon eliminimin e lëngjeve që akumulohen në inde dhe nxit nxjerrjen e lëngjeve.

Për më tepër, lëngu i limonit ka vlera kundër baktereve dhe mykut dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve.

Vlerat e majdanozit

Majdanozi është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të vyera për shëndetin e veshkave.

Vajrat esencialë rrisin nxjerrjen e lëngjeve, nëpërmjet të cilave toksinat dhe yndyrnat largohen nga organizmi.

Majdanozi përmban shumë vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe kuron infeksionet.

Shurupi me limon dhe majdanoz

Në këtë recetë do të përzieni limonin, majdanozin, mjaltin dhe vajin e ullirit.

Përbërësit:

Lëngu i një limoni

Një tufë majdanoz

Një filxhan çaji me vaj ulliri

Një filxhan çaji me mjaltë

Përgatitja:

Shtrydheni lëngun e limonit dhe përziejeni me majdanozin në një mikser.

Përzierja e të dy produkteve do të krijojë një masë të gjelbër të cilën duhet ta përzieni me mjaltin dhe vajin në të njëjtin mikser.

Kur shurupi të jetë gati, hidheni në një kavanoz qelqi.

Mbylleni kapakun dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.

Si ta përdorni shurupin

Merrni një lugë çaji nga ky shurup çdo ditë me stomak bosh.

Nëse dëshironi mund ta tresni në një gotë ujë që ta pini më lehtë.

Gjatë ditës duhet të pini dy litra ujë që të shumëfishoni ndikimin e shurupit.

Shurupi duhet pirë vazhdimisht që të vëreni përmirësime.

Kjo këshillë vlen për pacientët që kanë gurë të vegjël dhe sasi të vogla gurësh në veshka.

Pacientët që janë diagnostikuar me gurë më të mëdhenj, duhet ta marrin shurupin si shoqërues të medikamenteve./monitor/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme