Ministri francez i shëndetësisë ka sugjeruar që njerëzit të mos përshëndeten duke u përqafuar, në mënyrë që të shmangin përhapjen e coronavirusit në vend.
Përhapja e vazhdueshme e coronavirusit ka bërë që autoritetet franceze të ndalojnë tubimet publike me mbi 5 mijë njerëz në hapësira të mbyllura, ndërsa është marrë vendim që të mbyllet edhe Muzeu i Luvrit, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Coronavirusi i shkakton miliona dollarë humbje kompanisë së birrës ‘Corona’
Muzeu i Luvrit ka vendosur që të mbyllë dyert për vizitorë, pasi stafi i saj ka shfaqur mungesa për shkak të frikës së infeksionit të përhapur në vend.
Veran u bëri thirrje njerëzve të shmangin kryerjen e “la Bise”, përshëndetjes me puthje dhe shtrëngimit të duarve.
Ministri francez i shëndetësisë ka theksuar se virusi është duke u përhapur në Francë , ndërsa ka shprehur shqetësimet edhe për Italinë./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?