Ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet manifestimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit i thirrur nga presidenti Meta në atë që ai e quan ‘besëlidhja e 2 marsit’.
Vazhdimisht presidenti ka dalë në konferencë për mediat duke paraqitur faktet sipas tij të grushtit të shtetit dhe kapjen e instutucioneve nga mazhoranca.
Lexo edhe: Ilir Meta tregon se kur do largohet nga politika dhe nga Tirana
Meta është aktiv edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka hedhur një video në Facebook, ku nëpërmjet tre të rinjve fton të gjithë shqiptarët nesër në tubim të jenë me mimoza dhe flamuj kuqezi.
”Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë!
Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!
Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi!”./oranews.tv/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...