Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit ka dhënë masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.
Mësohet se gjykata ka liruar botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marihuanës.
Po kështu, ndër të tjerë, Gjykata e Përmetit vendosi për Shpresa Gjocajn, detyrim paraqitjeje, Besnik Fishtën arrest shtëpie, Ilir Korbin arrest shtëpie, Liko Jazin detyrim paraqitjeje, Renato Toskën detyrim paraqitjeje, Kejsi Meçon detyrim paraqitjeje, Edmond Xakën detyrim paraqitjeje, Kristina Bashin detyrim paraqitjeje, Lisandër Alikollarin detyrim paraqitjeje, Entilon Kamberajn detyrim paraqitjeje, Abaz Danin detyrim paraqitjeje, Daniel Yzeirajn detyrim paraqitjeje… e të tjerë (më poshtë gjendet lista e plotë e të ndaluarve me masat e sigurisë përkatëse), raporton Top Channel.
Ndërkohë për Betim Shkupin masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, ndërsa për Sait Fishtën masa e sigurisë do jepet nesër, pasi gjendet i shtruar në spital.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend