Maqedoni, mbi 200 konkurse pune, vetëm për 2 muaj

19:57 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Në harkun kohor dhjetor 2019- shkurt 2020 janë hapur gjithsej 228 konkurse publike, për punësimin e 678 personave. Këto konkurse janë shpallur kur në vend veçse ishin paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri thonë se të gjitha punësimet janë të ligjshme dhe se konkurset janë shpallur sipas nevojës së institucioneve e ndërmarrjeve përkatëse për plotësimin e vendeve vakante. Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 69 konkurse janë ngrirë, si ai për afër 300 vende pune në Postave të Maqedonisë, apo tjetri për punësim të inspektorëve në Inspektoratin për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin E Gjuhëve. Nga Anti korrupsioni thonë se shpallja e konkurseve në këtë periudhë i mban qytetarët “ të varur”, respektivisht se përmes këtyre konkurseve synohet ndikimi tek trupi votues.

“Disa nga ata procese të filluara edhe nuk do të përfundojnë, por i mbajnë njerëzit në gjendje të varur, respektivisht ndikojnë tek trupi votues dhe mendojmë se kjo nuk është mirë dhe nuk është e lejueshme”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Ish anëtari i antikorrupsionit, Arif Musa, shpalljen e kaq shumë konkurseve në një periudhë kaq të shkurtër e interpreton si blerje klasike të votës së qytetarëve dhe veçanërisht administratorëve.

“Domethënë kjo është një blerje klasike e votave të qytetarëve, blerje klasike e administratorëve, përbuzje dhe nëpërkëmbje e tyre, e dinjitetit të administratorëve për një vend pune. 00:45 Marrja e të drejtës së çdo administratorit, çdo personi të arsimuar, që një ditë të punësohet në mënyrë të rregullt, të jetë vetvetja në administratën shtetërore, këtë po bëjnë partitë e pushtetit në këtë moment”-tha Arif Musa – ish-anëtari i Antikorrupsionit.

Gjatë muajit dhjetor u hapën konkurse për punësimin e gjithsej 84 personave nga disa komunave si ajo e Strugës, Qyteti i Shkupit, Komuna e Ohrit dhe e Karposhit. Si dhe nga disa ministri si ajo e bujqësisë e udhëhequr nga Trajan Dimovski apo Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Renata Deskoska. Numri i konkurseve për punësim është rritur për 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, por kur për dallim prej tani, nuk kanë qenë i paralajmëruar ndonjë proces zgjedhor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme