Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
Kështu parashikon Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të cilit, vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi.
“Shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkurë dhe tutje ditëve tjera duke e zvogëluar intensitetin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, at...
Veliaj: Pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 J...
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...