Edhe një tjetër dyshim është ngritur ndaj ish-sekretarit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Betim Reçica.
Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj ish-sekretarit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Betim Reçica nën dyshimet se ka paraqitur dokumente të falsifikuara kur ka garuar për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në MIT.
Lajmi.net ka mësuar se ai është intervistuar para tri ditëve nga hetuesit policore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në policinë e Kosovës nuk kanë dashur të japin asnjë informacion rreth këtij rasti.
Në vitin 2018, MIT shpalli konkurs për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm. Kriter kryesor për t’u përzgjedhur në këtë pozitë ishte së paku 8 vjet përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 5 vjet ne nivelin drejtues, pas diplomimit në universitet.
Dyshimet janë se Reçica ka falsifikuar dokumente për ta përmbushur këtë kriter.
Ndërkaq, Qeverisë e Kosovës ka marr vendim që të shkarkohen disa sekretarë të ministrive në mesin e të cilëve është edhe sekretari Reçica.
Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi se ndaj Reçices ekzistojnë disa kallëzime penale. Ndërsa, e ka pranuar edhe vetë se është intervistuar nga hetuesia për disa punë që kanë të bëjnë që kanë të bëjnë me MIT-in.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...