Policia e Kosovës, ka raportuar se gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë është gjetur një burrë pa shenja jete.
Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 5:20 në Prishtinë, një burrë i komunitetit rom është gjetur pa shenja jete, mbrapa objektit të Rektoratit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka theksuar policia.
Ndërkaq rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...