Google ADS

Shpërthen depo në Gjilan, policia jep detajet

17:10 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme është përfshirë në flak një depo e riciklimit të materialit të plastikës në rrugën “Enver Miftari”, në Gjilan.

Shpërthimi ka ndodhur diku rreth orës 14:00.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hashani ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaqet e zjarrit mirëpo siç theksoi ai, fatmirësisht nuk ka ndonjë person të lënduar dhe me këtë po merren edhe njësiti i zjarrfikëseve.

“Diku rreth orës 14:00 në një depo të riciklimit të materialit të plastikës ka shpërthyer zjarri. Ende nuk e dimë arsyen për momentin e këtij shpërthimi. Ka dëme materiale mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar, e ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe njësiti i zjarrfikëseve”, ka bërë të ditur Hashani për arbresh.info.

Ndryshe, sot gjatë ditës, në mediet sociale është publikuar edhe një video e momentit kur ka shpërthyer zjarri e si rrjedhojë e tij, edhe tymi ka kapluar një pjesë të madhe të qytetit të Gjilanit, gjë që ka ngritur shqetësim edhe tek banorët e këtij qyteti./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme