Disa nga Operatorët Turistik në Strugë e akuzojnë Agjencinë për mbështetje dhe promovim të turizmit se në mënyrë selektive bën ndarjen e subvencioneve për vizita të turistëve të huaj. Edhe përkundër asaj se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që u janë kërkuar, në fund, siç thonë ata, janë refuzuar.
“Gjithçka që na kërkuan i kemi plotësuar dhe kur erdhi koha të paguhen subvencionet, na thonë, keni gabim në këtë marrëveshje, gabim në atë marrëveshje. Unë vetë kam hulumtuar dhe kam parë se subvencionet ndahen në mënyrë selektive. Nëse je i mirë me Agjencinë për promovimin e turizmit ose nëse je i mirë me politikën, i fiton subvencionet, nëse nuk ke lidhje me politikën ose me Agjencinë, nuk i fiton subvencionet”-tha Andon Bagalis, pronar i Operatorëve Turistik.
Pronarët thonë se janë të detyruar të marrin hua për t’i realizuar turnetë e kontraktuara me partnerë gjerman.
“Unë tani do jem i detyruar të marr kredi për ta dëmshpërblyer klientin tim dhe për ta tërheq që sërish të vijë përmes meje. Ne si Operatorë Turistik në shtet jemi lënë të vetëm”-theksoi Dimitar Begalis, Pronar i Operatorëve Turistikë.
Nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit pa u përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Operatorëve Turistik, thonë se gjatë vitit 2019 kanë realizuar 99.83% të planifikimeve. Janë paguar rreth 107 milionë denarë. Thonë se çdo Operator Turistik mund të caktojë takim me departamentin për subvencione të qarkullimit të organizuar të turistëve në Strugë. Në këtë mënyrë mundësohet qasja në lëndët, por, edhe siç thonë, do të shihet se punojnë sipas rregullores për ndarjen e subvencioneve.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...