Google ADS

Policia e Kosovës konfiskon mbi 50 kilogramë narkotik, arrestohen 10 persona  

14:34 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, përmes së cilës ka dhënë informacione për operacionin e zhvilluar dje.

Me ç ‘rast u konfiskuan: substanca narkotike, dëshmi të rëndësishme, automjete, para dhe u arrestuan disa persona të dyshuar, raporton arbresh.info.

Drejtori i drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotike Bahri Shala duke dhënë informacione për operacionet tha se gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka organizuar tre operacione në tre lokacione të ndryshme.

“Gjatë ditës së djeshme kemi realizuar tre operacione në tre lokacione të ndryshme. Drejtoria për hetim ka organizuar 3 operacione. I pari ishte organizuar në fshatin Xerxe, ku kemi arrestuar tre shtetas kosovar dhe një shtetas të Shqipërisë. Në këtë operacion kemi konfiskuar”

“53 kg mariuhane, 2 automjete dhe një revole të cilët do të përdoren si dëshmi”

“Operacioni i dytë është organizuar në Fushë Kosovë, ku kemi arrestuar 4 shqiptarë dhe një serb”

“Ndërkaq, në operacionin e tretë të organizuar në Gjakovë, kemi arrestuar një person dhe gjysmë kilogram mariuhane”

“Brenda 24 orëve 10 persona kemi arrestuar”, tha Shala./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2486574821448977/?t=0

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme