Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk beson se mund të rikthehen në formën e duhur pas humbjes ndaj Watford.
Dje “Reds” pas 44 ndeshjeve në kampionatin anglez pësuan humbje befasuese nga Watford, transmeton portali arbresh.info.
Por, holandezi ka thënë se asnjëherë nuk janë munduar të thyejnë rekordin e të “pathyeshmëve” që e ka Arsenal me 49 fitore pa humbje në Premierë Ligë.
“Humbja dhemb. Rekordet janë vetëm për media, nuk e kemi përmendur asnjëherë. Duam të fitojmë ndeshjen e radhës, është në FA Cup, pastaj luajmë me Bournemouth në shtëpi”.
“Duam të kthejmë fitoret përsëri, duam t’iu tregojmë çfarë kemi bërë tërë sezonin. Kjo është mënyra e vetme të vazhdojmë përpara”, theksoi Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.
Liverpool pavarësisht humbjes janë lider në kampionatin anglez, 19 pikë më shumë se Manchester City që është në pozitën e dytë./arbresh.info.
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër
Guardiola për emërimin e Amorimit te Man Utd: Nuk mund t’i j...