Në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, është zhvilluar sot marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që kishte për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.
Kryetari i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi tha se mungesa e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike po e bënë të pamundur lëvizjen e lirë të tyre.
Maliqi po ashtu tha se nga një hulumtim i zhvilluar del se Kosova përmbush 30% të ligjeve që janë në fuqi për personat me nevoja të veçanta, raporton arbresh.info
“Kemi zgjedhur këtë moto sepse liria e njeriut është fondamentale. Karroca është mjeti me i përdorur nga personat me vështirësi ne lëvizje, mirëpo mungesa e qasjes ne hapësira publike krijon pengesa. Shkak për këtë gjendje është zbatimi i kornizës se varfër, shoqata jonë mundohet të ju dal në ndihmë. Nga hulumtimi i vitit 2019 ka dal se vetëm 30% Kosova mbush të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. 6% është zbatuar qasja”, tha Maliqi.
Ai më tutje tregoi se ka kërkuar nga Kuvendi që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara.
“Sot Kosova kur po zhvillohet për tu integruar në botë promovimi dhe mbrojtja e njeriut janë qenësore, ne sot nga këtu rekomandojmë që Kuvendi të shpallë vitin 2021 vit të aftësisë së kufizuar, Kosova në këtë kohë duhet të ketë krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”, tha Maliqi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/204797030602271
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...